Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga ministre e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka inspektuar sot punimet e Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme, pjesë e kampusit të Spitalit të Traumës.
Ky investim i ri, bashkë me investimet e tjera në aparatura të teknologjisë së lartë, do ta kthejnë këtë spital në një qendër të re rajonale, përtej traumës dhe pritjes së urgjencave, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Postimi:
🏥Tiranë – Në kantierin e Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme, pjesë e Korpusit Spitalor Universitar të Traumës. Ky investim i ri, bashkë me investimet e tjera në aparatura të teknologjisë së lartë, do ta kthejnë këtë spital në një qendër të re rajonale, përtej traumës dhe pritjes së urgjencave👨⚕️🥼🩺 🔬👩🏼⚕️🩻