Brenda pak javësh 5 punonjës të OSHEE dhe qytetarë, kanë humbur jetën nga defektet në rrjet. Të shtunën një elektriçist i ri në Belsh ishte viktima e fundit.
Këto janë ngjarje tronditëse dhe dëshmojnë mungesën totale të sigurisë në punë e kudo. Kur elektriçistët që janë të trajnuar humbin jetën, merret me mend se sa të ekspozuar janë qytetarët përballë avarive dhe punëve shkel e shko të qeverisë.
Njësoj tronditëse është dhe heshtja me të cilën i përcjellin këto incidente të rënda autoritetet, duke nisur nga Ministri përgjegjës dhe zyrtarë të tjerë. Asnjë reagim prej Ministrit Karakaçi, çka nxjerr në pah jo vetëm mungesën e përgjegjësisë institucionale por dhe të etikës humane.
Pasiguria dhe injorimi i këtyre ngjarjeve dhe viktimave, tregojnë fytyrën e qeverisjes së Edi Ramës, tashmë në vitin e 14-të.

