Rrugët e Madridit u mbushën të dielën me kope delesh.
Tufat e bardhosheve të qumështit, mishit e leshit zëvendësuan makinat në rrugët e kryeqytetit spanjoll.
Një ritual ky i rikthyer prej vitit 1994, në kujtim të jetës së gjyshërve dikur, atëherë kur aktiviteti rural dhe blegtoral ende sundonte mbi teknologjinë.
“Festivali” i deleve është një ndër aktivitetet e bukura dhe mbresëlënëse prej gati tre dekadash në qytetet spanjolle.
Barinjtë i grumbulluan kafshët nëpër rrugët e asfaltuara të kryeqytetit spanjoll, ndërsa risjellin atë që paraardhësit e tyre bënë për shekuj: zhvendosin kopetë nga malësitë e freskëta në verë në kullotat e ultësirës në dimër.
Vendasit dhe turistët ishin rreshtuar në rrugë për të parë mijëra dele teksa ecnin nëpër qytet, këmbanat rreth qafës së tyre duke ofruar një kolonë zanore të zhurmshme.
Ngjarja vjetore ka filluar në vitin 1994 si pjesë e Fiesta de la Trashumancia, pasi parlamenti spanjoll njohu rrugët tradicionale që barinjtë përdornin për të grumbulluar bagëtitë e tyre.

