Në mesnatën e së premtes, një 35-vjeçar ka shkuar i plagosur me thikë në spitalin e Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur në mesnatë ndërsa mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Besmir Uka.
Uka i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi ka marrë goditje në bark.
Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur një sherri në një lokal në lagjen Nr.3 qytetit.
Besmir Uka rezulton i dënuar më parë për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes,” për një ngjarje të ndodhur në vitin 2010.
Njoftimi:
Në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin B. U., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

