Shqiptarët ndihen nën efektet kufizuese të krizës ekonomike, por të dhënat që raporton ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tregojnë se nuk është si perceptohet.
Ajo shkruan: të ardhurat totale për 9-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 425.7 miliardë lekë ose 100.7 % të planit të 9-mujorit.
Ja sinteza e përcjellë nga ajo në “Facebook”:
Më shumë të ardhura në buxhet🇦🇱
📈Ekonomia shqiptare po vijon të performojë pozitivisht, teksa të ardhurat totale për 9-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 425.7 miliardë lekë ose 100.7 % të planit të 9-mujorit.
✅Krahasuar me një vit më parë të adhurat janë rritur me +58 miliardë lekë ose +15.8% më shumë.



