Takime intensive në selinë e Partisë Demokratike.
Sot në mesditë në korridoret r selisë së PD-së janë fotografuar deputetët demokratë, Xhelal Mziu, Greta Bardeli, Zef Hila, Bujar Leskaj dhe të tjerë emra të spikatur të opozitës.
Nuk ka konfirmim për ndonjë takim zyrtar, por duke gjykuar se deputetët e përmendur vijnë nga flukse të mendimeve ndryshe, arrihet në përfundimin se partia më e madhe e opozitës po mundohet të kapërcejë problemet midis vetes.



