Anabel Payano, vajza 19-vjeçare nga Republika Domenikane është kurorëzuar si Miss Globe 2022 gjatë konkursit të bukurisë që u mbajt në Shqipëri të shtunën, më 15 tetor.
Konkursi i 51 vajzave më të bukura nga shumë shtete u mbajt në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit e organizuar nga Deliart Association dhe nën drejtimin e Arjola Shehut.
Kurorën e më të bukurës e fitoi 19- vjeçarja nga Republika Domenikane.
Anamaria Babau nga Emiratet e Bashkuara Arabe u shpall shoqëruesja e parë ndërsa Drita Ziri nga Shqipëria, shoqëruesja e dytë.
Thanawan Wigg nga Tajlanda dhe Lam Thu Hong nga Vietnami u shpallën përkatësisht shoqëruese e tretë dhe e katërt.

