Pedagogët kanë paralajmëruar nesër mbajtjen e një protestë para Universitetit të Arteve në Tiranë. Ata bëjnë thirrje për tubim paraditen e 14 tetorit, në orën 11.00, për të kërkuar vlerësim dhe kushte dinjitoze për profesionin e tyre.
Edhe pak ditë më parë, Sindikata e Pedagogëve ka organizuar një protestë në hyrje të Universitetit Politeknik, ku shpalosën kërkesat e tyre për qeverinë dhe paralajmëruan bojkot të mësimit.

