Qeveria ka shtyrë deri më 30 qershor 2023 gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike. Fillimisht, gjendja e emergjencës u shpall në 8 tetor të vitit që lamë pas. Por më pas, me nisjen e luftës në Ukrainë u vendos që kjo gjendje të shtyhej deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Vendimi i sotëm me nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar… e zhvendos periudhën e emergjencës deri më 30 qershor 2023.

