Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka nisur ngushëllim Mbretit Charls për vdekjen e nënës së Tij, Mbretëreshës Elzabeth.
Begaj teksa përcjellë ngushëllime në emrin e tij dhe të popullit shqiptar, kujton se në kohët moderne, monarkitë duken të tejkaluara, por Mbretëresha Elizabeth u bë një figurë e admirueshme dhe e dashur.
Ja postimi:
I përcolla sot në emrin tim dhe të popullit shqiptar një mesazh ngushëllimi Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera të Comonwealth-it për ndarjen nga jeta të nënës së tij, Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeta II. 🇦🇱🇬🇧


