Pasi vjedhin kombëtaren e futbollit, kampionët atletë, hapjen e negociatave me BE dhe boksier nga publiku, Rilindja Komuniste vendos të vjedhi edhe koncertet që duhet të bashkojnë dhe argëtojnë njerëzit!
Turp për organizatorët që pasi bllokuan jetën dhe gjumin e qytetit me ngarkesën e trafikut dhe zhurmës së pa lejuar për qendra qyteti, përdhosin kujtimin e mijëra të pushkatuar dhe qindra mijëra të internuar e të persekuatuar!
Imagjinoni sikur në Berlin të shfaqej flamuri i Nazistëve në një koncert! Imagjinoni sikur në Prishtinë të shfaqej foto e Millosheviçit apo Arkanit!
Jo nuk ndodhin! Prandaj në Shqipëri rrezikohet të rivendoset totalitarizmi!
Historia që nuk mësohet, ripërsëritet!



