Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, në një dalje për mediat tha e bordi i ngritur për rritjen e kontrollit të çmimit të karburanteve është transparent.
Ja deklarata e plotë e saj :
“ Bordet e çmimeve, ju ftoj që të analizoni çmimet e bursës për produktet që janë nën ombrellën e bordit dhe jo për naftën bruto që ka lëvizje të ndryshme nga ajo e rafinuara. Në asnjë rast bordi nuk është mbledhur në kundërshtim me rritjen apo uljen e çmimeve. Mund të ju siguroj që ka ndodhur e kundërta, me pasqyrimin e uljeve të çmimeve në bursat ndërkombëtare për produktin që tregtohet në vend. Bordi mundohet ta shtyjë mbledhjen kur kemi raste të rritjes së çmimit në burse. Ju ftoj që të analizoni dhe mos e dezinformoni opinionin publik.”



