Kështu shkruan kryeministri Edi Rama, teksa shpërndan një përshkrim të ” The Mediterranean Lifestyle”.
Gati 20 mijë spanjollë kanë vizituar vendin tonë dhe kanë ikur me mbresat më të mira për çfarë kanë gjetur në vendin ballkanik.
Ja postimi i plotë i kryeministrit:
🇦🇱 1️⃣8️⃣,8️⃣2️⃣0️⃣ turistë spanjollë e kanë vizituar Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, përkundër 4️⃣,2️⃣2️⃣8️⃣ vizitorëve të së njëjtës periudhë vitin që shkoi🏖🍲☀️
🔴 Edhe mediat e një gjigandi të turizmit si Spanja🇪🇸 i japin zë bukurive e traditave të Shqipërisë, ku kulinaria jonë përshkruhet si një kombinim fantastik i kuzhinës mesdhetare dhe asaj ballkanike, mes shijeve e aromave të peshkut, erëzave e vajit të ullirit, në faqet e revistës spanjolle “The Mediterranean Lifestyle” 📰🤩




