Dy persona janë gjobitur në Sarandë pasi kanë rrezikuar jetën e pushuesve duke kryer manovra të rrezikshme me mjete lundruese.
Policia bën me dije se janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, pronarët e mjeteve lundruese, shtetasit G. Zh., 35 vjeç dhe A. H., 45 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Ndërkohë janë bllokuar 3 mjete lundruese “Jet ski”, pasi nuk ishin të pajisura me dokumente.
Njëri prej mjeteve ishte në pronësi të shtetasit A. H., për mungesë dokumentacioni.