Mbretëria e Bashkuar duhet të mësojë të jetojë me motin ekstrem, ka thënë një ministër, pasi qeveria u akuzua se u zhduk “ndërsa Britania digjet”.
Qindra zjarrfikës luftuan me zjarret në të gjithë Anglinë ndërsa temperaturat u rritën në nivelin historik prej 40.3 gradë Celsius të martën.
Më shumë se 60 shtëpi u shkatërruan nga zjarret dhe shërbimet zjarrfikëse u përballën me atë që u përshkrua si dita e tyre më e ngarkuar që nga nisja e verës.
Kit Malthouse, anëtar i kabinetit, tha se 13 persona, përfshirë shtatë djem adoleshentë, kishin vdekur gjatë notit në javët e fundit, ndërsa informoi deputetët për reagimin ndaj valës së të nxehtit.