Mëngjesin e sotëm avokat Ngjela është parë në Prokurorinë e Tiranës.
Asnjë informacion zyrtar lidhur me arsyen pse ai ndodhet në Prokurori, por disa ditë më parë qarkulloi lajmi se avokati ishte kërcënuar.
Lajm që nuk u konfirmua në fakt, madje Ngjela bëri një status përgënjeshtrues.
Gjithësesi, prania e tij sot,në Prokurori, lë dyshime…
Postimi i avokat Ngjelës më 14 korrik:
“Komedi… Ka disa portale që kanë shprehur si lajm që unë, Spartak Ngjela, i jam drejtuar shtetit për ndihmë se rrezikohem me jetë. Hahahahaha! Ta dinë mirë ata që e kanë shkruar këtë: Spartak Ngjelën nuk ka forcë ta kërcënojë dot me jetë, në këtë jetë. Askush. Po është mirë ta heqin këtë komedi portalet…”