Ishte njoftuar se takimi i rëndësishëm do të mbahej më dt 23 dhe korrik, por në kushtet, kur informacionet ishin tepër serioze për veprimtari terroriste, organizatorët kanë vendosur të shtyjnë për një kohë tjetër veprimtarinë e tyre.
Samiti Botëror i Iranit të Lirë, që do të mbahej më 23 dhe 24 korrik në “Ashraf 3”, është shtyrë. Njoftimin e bën Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, ndërsa shtohet se Samiti do të jetë i shtyrë deri në një moment të dytë me rekomandim të qeverisë shqiptare për arsye sigurie nga kërcënime terroriste.