Kështu shkruan ish kryeministri Sali Berisha në një postim të para pak minutave.
Qyteti është nën sundimin e bandave, shkruan ai dhe citon emrat e të plagosurve.
Ja postimi i plotë i tij:
Laçi në terror! Plagosen rëndë dy të rinj në Milot, Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi.
Qyteti është në sundimin e plotë të bandave vrasëse të lidhura me qeverinë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe terrorin e bandave të qeverisë në këtë qytet.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Doktor mirëmbrëma! Të shkruaj pasi jam shumë e shqetesuar, jemi të terrorizuar me çfarë po ndodh me grupet kriminale. Kanë bere terror ne qytet. Kane plagosur nuk e di sa. Ketu nuk ka me siguri për jetën doktor. Po vrasin djem te pafajshem, po marrin mbare kriminelet. Dikush duhet te flase doktor, një grup i rrezikshem po mbrohet nga Rama dhe nuk po pyet për askend.

