Një person i moshës 30-vjeçare është paraqitur ditën e sotme në urgjencën e spitalit të Sarandës.
Dyshohet se 30-vjeçari është dëmtuar aksidentalisht duke notuar në pishinë, ndërsa është dërguar në spitalin e Traumës.
“Sot, në mesditë, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Dibër, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në kokë, duke notuar në pishinë. 30-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.” – njofton policia.