Një ngjarje tragjike ka tronditur Shkodrën mesditën e sotme, ku një zjarr i rënë në një banesë në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë u ka marrë jetën një nëne të re dhe dy fëmijëve të saj të mitur.
Viktimat janë identifikuar si Bleona Çelaj, 24 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj, të moshës 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Trupat e tyre u gjetën mes rrënojave të banesës, e cila u shkrumbua plotësisht nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake, familja jetonte në fshatin Golem dhe ishte kthyer nga Gjermania më 15 korrik. Mësohet se 24-vjeçarja kishte shkuar së bashku me dy fëmijët në banesën e prindërve të saj në fshatin Domen për ta pastruar, kur zjarri përfshiu godinën.
Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 13:10, kur flakët përfshinë banesën në pronësi të shtetasit B. Ç. Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse, por pavarësisht ndërhyrjes, tre personat nuk mundën të shpëtonin.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe për të dokumentuar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Informacioni paraprak i Policisë
“Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç. Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.
Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”
Tragjedi në Postribë, Shkodër/ Zjarri në banesë i merr jetën 24-vjeçares dhe dy fëmijëve të saj
Leave a comment
Leave a comment

