NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ SKANDALI MË I RI: Ermal Beqiri fluturon mbi SPAK! Ai duhet hetuar jo vetëm si ushtar i Ramës në grupin e strukturuar kriminal të AKSH-it, por edhe si agjent ndërkombëtar!
    2 hours ago
    Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës/ Belind Këlliçi zbardh skemën: Për të përfituar licencën, një tokë e blerë me 320.000 euro u rivlerësua 26.000.000 euro
    1 day ago
    Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
    3 days ago
    Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Belind Këlliçi/ SKANDALI MË I RI: Ermal Beqiri fluturon mbi SPAK! Ai duhet hetuar jo vetëm si ushtar i Ramës në grupin e strukturuar kriminal të AKSH-it, por edhe si agjent ndërkombëtar!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi/ SKANDALI MË I RI: Ermal Beqiri fluturon mbi SPAK! Ai duhet hetuar jo vetëm si ushtar i Ramës në grupin e strukturuar kriminal të AKSH-it, por edhe si agjent ndërkombëtar!
Kryesore Politikë
Luçiano Boçi/ Raporti i Këshillit të Europës që rrëzon qeverinë për reformën territoriale
Të tjera
Dr. Tritan Shehu: “Krim” i Kuvendit, bllokimi i “Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga Ideologjia Gender”.
Të tjera
Basir Çollaku/ Shtatzënë me SPAK, drejtësi invitro..
Të tjera
Kujdes/ Skema e re mashtruese në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos jepni kodin 6-shifror!
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Belind Këlliçi/ SKANDALI MË I RI: Ermal Beqiri fluturon mbi SPAK! Ai duhet hetuar jo vetëm si ushtar i Ramës në grupin e strukturuar kriminal të AKSH-it, por edhe si agjent ndërkombëtar!

Neutrale
Last updated: 2026/07/29 at 12:48 PM
Neutrale 2 hours ago
Share
SHARE

Deklaratë e sotme për mediat:

Të nderuar qytetarë,

Një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës në uzurpimin e AKSH-it dhe kthimin e tij në ‘kopësht privat të familjes kryeministrore”, Ermal Beqiri, është prangosur nga policia franceze.

Ky është lajm i mirë për taksapaguesit shqiptarë dhe një lajm i keq për Edi Ramën dhe bandën e tij, të cilëve po u shtrëngohet laku.

Ermal Beqiri, në emër të Kryeministrit, ka kryer pengmarrje, shantazhe, vjedhje parash dhe të dhënash personale, duke e kthyer një institucion publik të shtetit, në një kuplara sekrete të sektit të Rilindjes.

Partia Demokratike përshëndet Xhandarmërinë dhe Forcat e Hapësirës Ajrore Franceze që arrestuan kriminelin Beqiri, një armik jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Francës.

Ne nuk mund të rrimë pa vënë re edhe një rastësi apo ironi të gjërave: janë gjithmonë shërbimet e huaja që kryejnë ndjekjen, hapin dosjet dhe bëjnë arrestimet e kriminelëve shqiptarë.

Kjo shpjegon shumë, ose për paaftësinë ose për korruptimin e institucioneve të sigurisë shqiptare, që janë kthyer në anekse të pushtetit, jo më në zyra të shtetit.

Ermal Beqiri nuk duhet të japë llogari vetëm për qindra miliona euro të grabitura nga qytetarët shqiptarë, jo vetëm për pengmarrjen e Daniel Shimës, jo vetëm për skemat, që e bëjnë atë qartësisht anëtar të një organizate kriminale, por edhe për përdorimin, bashkë me Edi Ramën, të të dhënave të qytetarëve shqiptarë për sistemin e patronazhimit, etj.

SPAK po bën sikur po heton Beqirin, dhe nuk po heton padronin e tij Edi Rama, dhe çdo hetim që nuk çon te padrinoja, ashtu si shumë të tjerë, është punë gjysmake, moszbardhje e së vërtetës dhe mosvendosje e drejtësisë në vend.

Ermal Beqiri u arrestua teksa pilotonte avionin e tij personal, që është pikërisht ky avion që shihni në këtë foto dhe që mbart logon Soft Solution. Ky avion është në pronësi të kompanisë Fly Solution, të regjistruar nga Ermal Beqiri në Slloveni. Foto që shihni në ekran, është foto e website të kësaj kompanie.

Ky është website flysolution.si dhe në faqen e webit mund të shihni qartësisht dy avionët e Ermal Beqirit. I pari avioni DA40NG – The plane that takes you everywhere, pra avioni që të shpie kudo. Dhe avioni i dytë DA62 – Stability and luxury for your destinations, stabiliteti dhe luksi për destinacionet tuaja. Në fund lexojmë dhe Fly Solution – The sky is yours, qielli është i yti, njëlloj si në filmin hollivudian Scarface, ku Toni Montana kishte logon The World is yours.

Nëse SPAK do kishte kryer detyrën dhe do të kishte bashkëpunuar me autoritetet Sllovene, kjo kompani dhe avionët e saj, do të ishin vënë nën sekuestro dhe nuk do të përdoreshin dot nga person i shpallur në kërkim ndërkombëtar Ermal Beqiri, as për fluturimet e tij personale dhe as për transport të kush e di çfarë tjetër.

Logjika është fare e thjeshtë. Është pikërisht SPAK, autoriteti që ka lejuar Ermal Beqirin të lëvizë lirshëm dhe të përdorë asetet e blera me paratë e vjedhura nga populli më i varfër në Europë.

Ndërkohë, Ermal Beqiri duhet hetuar, jo vetëm si kriminel lokal dhe ushtar i Ramës, por edhe si agjent ndërkombëtar. Dyshimi i Forcave Ajrore franceze se fluturimi i tij mbi një central të energjisë bërthamore, në kuota më të ulëta se sa lejohet, nuk mund të jetë një gabim.

Edi Rama e ka dëshmuar prirjen dhe shijen e sëmurë dhe të theksuar për kartelet, ish-shefat e shërbimeve sekrete me të kaluar të dyshimtë, kryeagjentët që tradhtojnë vendet e tyre, si miku i tij i ngushtë Charles McGonigal.

Fakti që Ermal Beqiri është një agjent i Edi Ramës fillimisht, dhe ky i fundit është kryeministër i një vendi të NATO-s, e bën çështjen dhe hetimin edhe më emergjent, edhe më të rëndësishëm.

Në fund, nuk mund të lë pa përmendur protestuesit, që prej 60 ditësh rezistojnë në Tiranë pavarësisht temperaturave të larta, gazit helmues dhe dhunës së Ramës me narkopolicinë e tij.

Të dashur miq, sa herë dilni në protestë kujtohuni se dilni kundër njerëzve si Ermal Beqiri, bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, tradhtarëve të Shqipërisë, që pasi u vjedhin, vihen gjoja në ndjekje dhe kapen me avionë privatë duke shijuar paratë që u kanë vjedhur ju dhe fëmijëve tuaj.

Prandaj thirrja juaj vjen sot më shumë se kurrë dhe ajo nuk duhet të ndalet: Rama, jepe dorëheqjen!

Ju faleminderit.

Neutrale July 29, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi/ SKANDALI MË I RI: Ermal Beqiri fluturon mbi SPAK! Ai duhet hetuar jo vetëm si ushtar i Ramës në grupin e strukturuar kriminal të AKSH-it, por edhe si agjent ndërkombëtar!
2 hours ago
Luçiano Boçi/ Raporti i Këshillit të Europës që rrëzon qeverinë për reformën territoriale
5 hours ago
Dr. Tritan Shehu: “Krim” i Kuvendit, bllokimi i “Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga Ideologjia Gender”.
5 hours ago
Basir Çollaku/ Shtatzënë me SPAK, drejtësi invitro..
20 hours ago
Kujdes/ Skema e re mashtruese në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos jepni kodin 6-shifror!
22 hours ago

Belind Këlliçi/ SKANDALI MË I RI: Ermal Beqiri fluturon mbi SPAK! Ai duhet hetuar jo vetëm si ushtar i Ramës në grupin e strukturuar kriminal të AKSH-it, por edhe si agjent ndërkombëtar!

Luçiano Boçi/ Raporti i Këshillit të Europës që rrëzon qeverinë për reformën territoriale

Dr. Tritan Shehu: “Krim” i Kuvendit, bllokimi i “Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga Ideologjia Gender”.

Basir Çollaku/ Shtatzënë me SPAK, drejtësi invitro..

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?