Ngjarja ka ndodhur në Rogovë të Kosovës.
Gazeta Sinjali sot ka raportuar për një konflikt mes familjarëve që ka ndodhur në fshatin Rogovë të Gjakovës.
32-vjeçari nga Ferizaj kishte shkuar bashkë me babain e tij që ta marrë bashkëshorten e cila ndodhej në vizitë te familja e saj, por që u sulmua fizikisht nga miqtë e tij.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personat që u arrestuan janë Isni Gashi 53-vjeçar bashkë me dy djemtë e tij, Sulltanin 32-vjeç dhe Eduartin 20-vjeç.
Mësohet se me të arritur në shtëpinë e miqve në fshatin Rogovë, 32-vjeçari u përfshi në një debat me miqtë e tij, për shkak ta disa mospajtimeve
Si pasojë e kësaj grindjeje për çështje ende të panjohura, Isniu bashkë me djemtë Sulltanin dhe Eduartin, kanë sulmuar fizikisht dhëndrin dhe babain e tij, duke u shkaktuar lëndime trupore.
Tre burrat e familjes Gashi kanë përfunduar në ndalim policor për shkak të sulmit ndaj dhëndrit.
Ndërsa ky i fundit përfundoi në spital për t’u kuruar.