Më shumë nga 19 mijë fëmijë kanë lindur 6 mujorin e parë të këtij viti dhe veç gëzimit në familje, ata kanë çuar edhe përfitimin financiar.
Nga janari 2019 dhe deri më sot këtë bonus e kanë përfituar 134.800 fëmijë.
Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama në “Facebook”
Ja postimi i plotë:
Më shumë se 19 mijë fëmijë që erdhën në jetë në gjysmën e parë të këtij viti, bashkë me gëzimin për familjet e tyre, kanë çuar në shtëpi bonusin e bebes, një mbështetje financiare e qeverisë🤝
40,000 lekë për fëmijën e parë 😇
80,000 lekë për fëmijën e dytë 😇😇
120,000 lekë për fëmijën e tretë e në vijim 😇😇😇
Jemi të vendosur të çojmë përpara këtë program universal për çdo të porsalindur, nga i cili kanë përfituar nga Janari 2019, plot 134,800 fëmijë 😌