Një burrë 48 vjeç me iniciale F.Ç. ka ndërruar jetë pasditen e sotme në fshatin Golem në Shkodër.
Policia bën me dije se ai është goditur nga trungu i një peme.
“Rreth orës 13:15, jemi njoftuar se në malin e fshatit Shosh, Shkodër, shtetasin F. Ç. 48 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër, duke prerë dru e ka goditur një trung peme dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje’”- thuhet në njoftimin e policisë.