Pedagogu Jamarbër Malltezi, në një reflektim, sikurse ai e ka quajtur, sjellë një ekspoze të “veprës” së Edi Ramës, prej vitit 1998 e deri më sot…
Ja postimi i tij:
Reflektime: Edi Rama është më i lashti në pushtet, mbi 22 vite! Qysh kur e bëri Nano ministër në 1998, pastaj 11 vjet kryetar bashkie e 9 vjet Kryeministër!
Cila është trashëgimia e këtij zyrtari?
Çfarë gjurme ka lënë?
A ka bërë ndonje tram per Tiranën? Ndonjë metro? Ndonjë park të ri (apo do vetegënjehemi me ndonjë park orbital imagjinar, që nuk ekziston në hartë)? Çfarë?
Batonin dhe betonin e qendrave të qyteteve? Kaq për 22 vite në pushtet?
Patronazhistë e hajdutë?
430 miljon euro të përlara për disa inceneratorë imagjinarë?
Investitorë strategjikë me gazetarë lëpirës si Bolino apo ministresha?
Po hekurudhën pse e zhduku?
Po Teatrin Kombëtar? Mund të jesh më i lashti në pushtet e të kesh bërë një vrimë në ujë, veç propagandë e blerje votash.
Edi Rama, cila është trashëgimia e këtij zyrtari ?