Vizita në Apoloni mbetet një destinacion i përhershëm për çdo shqiptar detyrimisht, por edhe për vizitorët e huaj.
Vetëm 115 km nga Tirana, 15 km nga Fieri, 20 km nga Vlora dhe 7 apo 8 km larg larg rrugës Fier-Vlorë, qyteti i dielltë i para Krishtit, ndodhet në një nga kodrat zotëruese të Myzeqesë.
Qyteti antik i mermertë, shkëlqyes në kulmin e zvillimit të tij, por rrezëllitës edhe sot në rënien shekullore.
Amfiteatri, portikët, porta e Luanit, agoraja, shëtitorja, galeritë, punishtja e qeramikave, muret rrethues, muzeu historik, Manastiri i Shën Mërisë, skulpturat e mrekullueshme, lisnaja, ullishta, etj.
Këtu do të zbuloni edhe shtëpinë ati që zbuloi Apoloninë, francezit Leon Rei.
Por… para së gjithash, ju duhet të zbuloni dëshirën tuaj për këtë udhëtim.