Ngjarja ka ndodhur në një nga hotelet e Sarandës.
Një pushuese polake është rrëzuar në tualet duke marrë dëmtime në kokë.
Turistja është identifikuar si shtetasja polake A. N, 58 vjeçe dhe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në dhomën e saj.
Fillimisht personeli i hotelit e kanë çuar në spitalin e Sarandës, por për një trajtim më të specializuar është dërguar për në spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.