Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme për mediat, i pyetur nga gazetaret për hartën gjyqësore tha se ajo nuk do të ndryshojë.
Lidhur me bojkotin e seancave gjyqësore nga avokatët, Rama tha se me qeverinë që ai drejton nuk mund të flitet me gjuhën e bojkoteve.
Nga fjala e tij:
“Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Habitem që ka akoma individë që besojnë se me ne mund të flitet me gjuhën e bojkoteve, me gjuhën e shfaqjeve të kokëfortësisë pa zë. Në këtu jemi kush ka diçka për ta ndarë e ka shumë të thjeshtë të na kërkojë, të ulemi të flasim, të dëgjojmë,” tha Rama.