Barcelona konfirmon marrëveshjen me “Spotify” si sponsor zyrtar të klubit.
Kjo logo do të vendoset në fanellat e lojtarëve, por…
Klubi katalanas ka konfirmuar dhe ndryshimin e emrit të stadiumit legjendar “Camp Nou”, duke e quajtur në vijim “Spotify Camp Nou”.
Pra, logo e një prej platformave më të mëdha të muzikës do të jetë në çdo cep të stadiumit, ku krahas emocioneve të futbollit, do të përjetohen edhe euforitë e koncerteve muzikore që do të organizojnë këngëtarët që janë të lidhur me “Spotify”.