Luçiano Boçi/ Shqipëria lumturon vetëm kryeministrin dhe ministrat…Të gjithë në protestë !
Kështu shkruan deputeti Boçi në një reagim në rrjetet sociale.
Projekti i shpopullimit është vepër e Edi Ramës, të gjithë në shesh më 7/7 ora 7- shprehet ai.
Ja postimi i plotë:
Njeriu që prej gati një dekade zbaton projektin e tij të shpopullimit të Shqipërisë, kur mori pushtetin bërtiste me të madhe se qytetarët po linin vendin. Se s’kishin shpresë!
Se s’kishte punë!
Në qeverisjen e Edi Ramës, Shqipëria u braktis si kurrë më parë nga mijëra e mijëra familje dhe të rinj! Profesionistë të nderuar në fushat e tyre u larguan.
Mjekë
dhe specializantë vërshuan drejt Gjermanisë!
Studentët braktisën sistemin e dështuar arsimor.
Të vetmit të lumtur në këtë vend janë Rama dhe ministrat e tij që pasurohen në kurriz të shqiptarëve!
Të gjithë bashkë do t’ia dalim 🤝✌️
📍7/7 ora 7, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” 🇦🇱