Dje në një sallë të tejmbushur me inxhinierë për të diskutuar mbi Projektligjin e Urdhërit Profesional të Inxhinierit (UPI). Në sallë u rrahën shumë mendime, por të gjitha konvergonin në një pikë të përbashkët: KY URDHËR NUK ËSHTË PËR INXHINIERËT !
1. Ky ligj e rrëzon gjithë sistemin arsimor, pasi shkollat kthehen në institucione që japin ÇERTIFIKATA dhe jo DIPLOMA, pasi titullin INXHINIER do ta japi (UPI)
2. Të gjitha liçensat, që tashmë zotërohen nga inxhinierët ( përfshi këtu im atë me 40 vite eksperiencë) do të jenë nul, pasi do testohen nga UPI për t’i dhënë titullin inxhinier.
3. Monopolizimi i liçensave nga UPI, marr shkasë nga eksperianca që kemi deri më tani me liçensimin për Autidim të Efiçençës së Energjisë.
4. Funksionimi i UPI i lihet në dorë një RREGULLORE, që do të hartohet nga disa persona dhe nuk përcaktohet në ligj për arsyen e vetme të mos pamundësisë të një kundershtimi të mëvonshëm dhe monopolizimit total të tregut të ndërtimit.