Aksidenti me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar të martën, në orët e mbrëmjes, rrugës nacionale Berat-Fier.
Një automjet me drejtues 58-vjeçarin T.H, ka përplasur për vdekje dhe është larguar nga vendngjarja një punonjës të sinjalistikës rrugore.
Drejtuesi i mjetit është kapur dhe është shoqëruar në ambientet e policisë.
Njoftimi:
“Në datë 28.06.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Velmish, Roskovec, shtetasi T. H., 58 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot” ka aksidentuar me pasojë vdekjen dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasin M. L., 45 vjeç, banues në Tiranë(punonjës i një firme që meret me sinjalistikën rrugore). Drejtuesi i mjetit u kap dhe u shoqërua në ambientet e Policisë”
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.