Sulejmani ishte shoferi i automjetit që aksidentoi pak javë më parë një çift bashkëshortësh dhe foshnjën e tyre ndërsa po kalonin te vijat e bardha në kryeqytet është liruar nga qelia.
Mësohet se Gjykata e Tiranës, sot, ka caktuar ndaj Sulejmanit masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Gjykata e Tiranës vendosi që të zbusë masën e sigurisë ndaj tij, ndërkohë që 39-vjeçari do të hetohet nën masën e arrestit shtëpiak.
Më parë, gjykata kishte caktuar masën “arrest me burg” ndaj Sulejmanit por ishte avokati i tij i cili kërkoi një masë të lehtë
Ai ngriti para togave të zeza pretendimin se klienti i tij është baba i tre fëmijëve të mitur dhe se duhet të jetë në shtëpi.