Një raketë ka goditur një qendër tregtare në rajonin ukrainas të Poltavës.
Për rastin është deklaruar vetë Presidenti Volodymyr Zelensky.
Ai ka thënë se në momentin e goditjes, në qendrën tregtare kishte rreth 1000 persona.
Pamjet tregojnë qendrën tregtare të pushtuar nga zjarri, ndërkohë që mendohet ka viktima dhe të plagosur.
“Ajo qendër tregtare nuk përbënte asnjë rrezik për ushtrinë ruse dhe nuk kishte vlerë strategjike”, tha Zelensky në Telegram.