Një lajm i shkurtër, ndërtuar me dy fjali, por që ka një britmë të madhe…
Lajm i tillë është apel për të gjithë, Shqipëria po shpopullohet !
Qytetet dhe fshatrat tona po boshatisen nga rinia.
Sabah Sheta i referohet qytetit të tij, Krujës, që siç e quan ai, është më i bukuri në botë. Ai i shoqëron fjalët edhe me një fotografi, ku qartësisht ndihet mungesa e gjallërisë.
Është tjetër patetizmi i njeriut, që është lindur e rritur në atë qytet e ato rrugica, por fakti është i dhimbshëm.
Ora 21 e mbrëmjes, në qytetin fqinj me Tiranën dhe nuk sheh asnjë lëvizje.
Po fshatrat, kush ka mbetur atje, kush zë dëgjohet ?
Ja postimi i plotë i tij :
Qyteti më i bukur në botë, perla shqiptare, fatkeqësi që po largohen gjithë rinia nga që nuk shohin shpresë !!
Ora 9 e mbrëmjes dhe asnjë lëvizje .