Një aksion i rrufeshëm i policisë Tiranë në zonën e Astirit dhe Unazë e Re është konkretizuar me dy të arrestuar, dhjetëra verifikime, kontrolle makinash dhe individësh.
Unazë e Re dhe Astir, të përfshira në lagjen 14 të Tiranës, është një zonë me problematika të shumta dhe ku veprojnë persona me precedentë penalë.
Policia nuk jep detaje paraprake, por në fotot që na kanë mbërritur, duken persona të shtrirë dhe efektivë civilë në aksion