Lemuri është banori i ri Kopshtit Zoologjik, Veliaj: Uaaau, mbreti Julien ka ardhur në kryeqytet.
Kështu shkruan Erjon Veliaj për të njoftuar këtë “personazh” zbavitës.
Lemuri është specia më e re që i është shtuar Kopshtit Zoologjik në Tiranë.
Dihet se lemuri i ngjan Mbretit Julien, personazhit të filmit të animuar Madagascar.
Ja postimi i Kryetarit të Bashkisë në instagram :
“Uaaau! Mbreti JULIEN ka ardhur në #TiranaZooPark????????????????.
Kush do ta vizitojë i pari lemurin?”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale, duke ftuar kështu fëmijët dhe të rriturit të vizitojnë Kopshtin Zoologjik.