Deputeti demokrat Belind Këlliçi është i zgjedhur në zonën Astir-Unazë e Re-Kombinat- Kashar- Ndroq, Pezë, Vaqarr.
Si përfaqësues i atyre banorëve, ai ka reaguar sot me një status në rrjetet sociale.
Ngjarja e mesnatës me zjarrin e rënë apo vënë në lagjen 14 të Tiranës(zona Unazë e Re- Astir) pati tetë të lënduar dhe 4 makina të djegura.
Ja postimi i plotë i tij:
“Shërim të shpejtë banorëve të lënduar nga zjarri i djeshëm në zonën e Astirit!
Nëse shteti nuk ndërhyn në kohë, këto ngjarje do të kthehen në tragjedi me pasoja në jetë”.