Një nga marrëveshjet e firmosura sot, në Prishtinë, midis dy qeverive respektive të Kosovës dhe Shqipërisë është edhe ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë.
Për realizimin e këtij projekti, është rënë dakord që Shqipëria të paguaj 1 milionë euro dhe 980 mijë euro Kosova.
Në rast të përmbushjes së këtij objektivi, ky është një lajm i mirë për ekonomitë e të dy vendeve.
Skeptikët, këtë ide e kanë konsideruar, thjesht retorikë politike.
Gjithsesi është koha ajo që do të vërtetoi gjithçka.
Prononcimi zyrtar për këtë çështje:
“Marrëveshja e bashkëfinancimit vjen në vijim të bashkëpunimit 2 palëshe mes Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Kosovës. Synon përcaktimin dhe ndarjen e kostove. Fondi i përcaktuar për të gjithë projektin është 1 milion e 980 mijë euro, kështu që Shqipëria do të mbulojë 51% të këtij financimi dhe pjesa tjetër nga Ministria e Mjedisit të Kosovës.
Kjo linjë hekurudhore është nisja e një korridori të ri duke qenë se një nga problematikat që kemi hasur është përjashtimi i Shqipërisë më shumë se ai i Kosovës nga korridoret qendrore të Europës duke dhënë mundësi që ky mjet transporti shumë efikas të kthehet në një nga më të rëndësishmit për qytetarët shqiptarë në dy anët e kufirit. Është sfidë që të njihet si korridor”.