Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në fshatin Cekin të Bashkisë Gramsh.
Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, por kjo mbetet për t’u vërtetuar.
E rëndësishme është që bagëtitë ishin ende pa u mbledhur në strehën e tyre dhe kjo i ka shpëtuar nga fatkeqësia.
Vetëm dëme materiale raportohen, që gjithësesi nuk janë të pakta për fermerin shqiptar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, por edhe banorë të zonës, të cilët e kanë fikur zjarrin që mund të përfshinte pemtore apo shtëpi përreth.