Giethoorn – Holandë
Një fshat që të huton me bukurinë e tij. Aty ndihesh si në Venecia me kanalet dhe urat e vogla të tij. Të jep mundësinë e lundrimit me varka nëpër kanalet e qeta të fshatit.
Mos harroni, këtu shkrepen fotot më të bukura që i duhen galerisë tuaj.
Reine — Norvegji
I konsideruar si fshati më i bukur në botë, Reine është një fshat i vogël i ndërtuar në ishullin Moskenesoya mbi Rrethin Arktik. Në Reine, njerëzit qëndrojnë në kasolle të kuqe dhe të bardha, të mbështetur në kodra shkëmbore.
Kujtojmë se në postimet tuaja në Instagram, me të madhe do të shënoni “NORD”
Korcula ‐‐ Kroaci
Ishulli Korcula ndodhet në veri të Dubrovnikut. Qyteti i vogël mesjetar, brenda mureve rrethuese duket si një Dubrovnik në miniaturë. Ai tërheq turistët për plazhet, urat me harqe, kishat, rrugët si labirinthe, vreshtat dhe verën e mirë.
Perla e Adriatikut do të bëhet shpesh objekt bisedash me miqtë tuaj.
Nafplion ‐– Greqi
Shumë pranë Athinës, Nafplio është kryeqyteti i parë i Greqisë dhe konsiderohet si një qytet romantik.
Rrugët e tij prej guri, çatitë me tjegulla dhe lule, shumë lule, që i has kudo, mbi mure e ballkone.
Mos harroni kuzhina greke, vera dhe buzuqi.