Dy persona kanë humbur kontaktet me familjarët në Tiranë.
Policia ka njoftuar se një 70-vjeçar ka denoncuar humbjen e djalit të tij 39-vjeç i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Gjithashtu, një tjetër prind ka denoncuar humbjen e kontakteve me birin e tij, 21 vjeç.
Materialet hetimore në lidhje me këto çështje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme proceduriale.
Njoftimi i policisë
Më datë 18.06.2022, shtetasi L. B., 70 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i tij, shtetasi V. B., 39 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.
Gjithashtu, shtetasi F. M., 59 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i tij, shtetasi F. M., 21 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.