NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha me gazetarët: Çmimi i parë i Ramës për mbrojtjen kibernetike si çmimi i parë për ushqimin në botë gjatë komunizmit
    2 days ago
    Belind Këlliçi/ U besoj më shumë raporteve të gazetarëve për Edi Ramën, se deklaratave e puthjes së Marta Kos!
    2 days ago
    Reforma zgjedhore/ Berisha: PD dhe aleatët qëndrojnë për lista të hapura! Rama e deformoi njëanshmërisht sistemin zgjedhor që u vendos në 2008
    6 days ago
    Bashkë bisedim online me qytetarët/ Berisha: I uroj mirëseardhjen ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Eric Wend! Ndaj pikëpamjen se trafikantët e drogës janë terroristë të egër
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Sot është e shtunë/ nga Jamarbër Marko (1951–2010)
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Me pistolet në brez në mes të qytetit, prangoset 21-vjeçari në Elbasan
Aktualitet
Emigrantët tanë/ Kreu i Legalitetit, Shpëtim Axhami u shpreh mirënjohjen dhe u kujton porositë e pasaportës Mbretërore
Të tjera
Irena Beqiraj/ Vlora e kthyer në “një pr*stitutë” e pasjellshme turistike!
Të tjera
5.5 MILIONË EURO PËR TË MBIKËQYRUR KONCESIONET, 400 MIJË EURO PËR EMERGJENCAT!
Ekonomia
Zjarret/ Reagon Presidenti Begaj: Keqbërësit që i vënë flakën vendit duhet të ndëshkohen ashpër dhe sipas ligjit.
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Sot është e shtunë/ nga Jamarbër Marko (1951–2010)

Neutrale
Last updated: 2022/06/18 at 7:38 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Sot është e shtunë

Për mua dhe për ty
Për të gjithë.
Për të gjithë ata
Që patën diçka në tokë.
Sot është e shtunë
Edhe për ata që janë mërzitur
Për ata që nuk dijnë të jetojnë.
Është e shtunë edhe për ata
Që nuk janë më.
Sot është e shtunë
Për kuajt që tërheqin karrocat në errësirë
Për lodrat që u luajtën
Dhe për vendet bosh në sallat e lavdisë.
Sot është e shtunë
Edhe për ata që nuk e dijnë këtë gjë
Që vuajnë e s’janë të lumtur.
Vetëm sot është e shtunë,
E dëgjova në rrugë
Në derën e spitalit.
Sot është e shtunë
Edhe sikur askush të mos e kujtojë…
Jo vetëm sepse unë sot jam mërzitur,
Por për madhështinë e një dite
Që veshi mbi vete pelerinën e vjetër të botës.
Është e shtunë
Sepse nuk ekziston asnjë ditë tjetër
Si kjo e sotmja
Dhe dikush mund të thotë
Se asnjëherë nuk ka qenë e shtunë,
Se asnjëherë, asnjë ditë
Nuk ka shpënë buzë greminës kuptimin e madh
Jetën e madhe përpara një bluze
Të thjeshtë dite
Siç është dita e shtunë.
Ditë e shtunë sot
Që u përsërit aq shumë
Mbi atë çka bënë ata që nuk jetojnë sot
Me lehtësinë e atyre që jetojnë
Të mbështjellë nga e shtuna
Që si letër karamelesh
Bie mbi butësinë e vjetër.
Sot e shtuna bie mbi kërcënimin e vjetër
Dhe thuhet nga të gjitha buzët kudo
Edhe atje ku dita është ngatërruar me një tjetër
Edhe atje ku dashuria është zëvendësuar me një tjetër.
Kudo sot e shtuna përkëdheli plagët dhe buzëqeshi
Për t’ ua bërë më njerëzore,
Për t’ ua larguar sadopak nga pesha e kohës,
Që e veshur me hijen dhe dritën e një të shtune
Ndaloi lozonjare dhe tha:
Sot është e shtunë
Kur filluam të kuptojmë
Se vetëm në botën tonë është diçka
Të rrish pak më shumë në të ftohtë
Për të larguar diku drejt pafundësisë
Nyjen e vërtetë,
Që lëkundet me përkëdheli
Brenda thellë së shtunës
Që duket se nuk do të ndërrohet me asnjë ditë tjetër.
Sot është e shtunë
Për të vetmen thjeshtësi dhe mendim
Për të vetmen kënaqësi dhe trishtim
Për të bërë një hap
Në botën e vogël të njerëzve.

Neutrale June 18, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Me pistolet në brez në mes të qytetit, prangoset 21-vjeçari në Elbasan
23 hours ago
Emigrantët tanë/ Kreu i Legalitetit, Shpëtim Axhami u shpreh mirënjohjen dhe u kujton porositë e pasaportës Mbretërore
1 day ago
Irena Beqiraj/ Vlora e kthyer në “një pr*stitutë” e pasjellshme turistike!
2 days ago
5.5 MILIONË EURO PËR TË MBIKËQYRUR KONCESIONET, 400 MIJË EURO PËR EMERGJENCAT!
2 days ago
Zjarret/ Reagon Presidenti Begaj: Keqbërësit që i vënë flakën vendit duhet të ndëshkohen ashpër dhe sipas ligjit.
2 days ago

Me pistolet në brez në mes të qytetit, prangoset 21-vjeçari në Elbasan

Emigrantët tanë/ Kreu i Legalitetit, Shpëtim Axhami u shpreh mirënjohjen dhe u kujton porositë e pasaportës Mbretërore

Irena Beqiraj/ Vlora e kthyer në “një pr*stitutë” e pasjellshme turistike!

5.5 MILIONË EURO PËR TË MBIKËQYRUR KONCESIONET, 400 MIJË EURO PËR EMERGJENCAT!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?