E vështirë për t’u vërtetuar, por Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar statistikat e plota për mercenarët e huaj që luftojnë në Ukrainë. Shifrat e ministrisë ruse janë publikuar edhe në faqen e “Facebook” të ambasadës ruse në Tiranë.
Nga të dhënat rezulton se i janë bashkuar luftës në Ukrainë 150 shqiptarë, nga të cilët sipas autoriteteve ruse, 42 janë vrarë, 40 janë rikthyer në Shqipëri, ndërkohë që vijojnë të jenë ende në luftë 68 të tjerë.
Ndërkohë, në luftë kanë shkuar edhe 156 shtetas kosovarë, nga të cilët janë vrarë 61 dhe janë kthyer 60 persona.