Kush mbjell uri, do korrë revoltë!
Kjo është moto e protestës së sotme kundër çmimeve të larta në vend.
Disa qindra vetë, por më tepër të rinj, këtë pasdite janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” ku po protestojnë kundër rritjes së çmimeve në përgjithësi.
Jemi përballë faktit të kryer se produktet e shportës, karburantet dhe për rrjedhojë çdo artikull konsumi janë rritur në mënyrë galopante prej disa muajsh.
Pikërisht për këtë gjendje, aktivistët kishin lajmëruar, se do të nisin protestën në orën 18:00, të së mërkurës(sot).
Pjesëmarrja duket e ulët, por pritet që në në vijim, më shumë qytetarë të mblidhen në shesh dhe t’i bashkohen kësaj kauze.