Tirana, Ballkani dhe Shkupi kanë evituar skuadrat më të vështira të mundshme që kishin në vazot e tyre dhe kanë shance reale për kualifikim.
Tirana kishte ballas Ferencvarosh, Ludogorets e Maribor teksa shorti e ndesh me Dudelanzh të Luksemburgut, një skuadër me eksperiencë në Europë, por jo në nivelin e skuadrave të mësipërme.
Ballkani i Ilir Dajës ka përballë një ekip më të përballueshëm se Bodo/Glimt apo Malmo, teksa do përballet me Zalgiris të Lituanisë. Kurse Shkupi me Linkoln të Gjibraltarit, ndërsa përballë kishte edhe skuadra si Sherif Tiraspol e Karabak që mund të ishin shumë më të komplikuara.
SHORTI
FC Pjunik-CFR Kluzh
NK Maribor-Shakhtor Soligorsk
Ludogorets-Sutjeska
Dudelanzh-Tirana
Tobol-Ferencvarosh
Malmoe -Fitues raundi paraeliminator
Ballkani-Zalgiris
Helsinki-RFS
Bodo/Glimt-Ki Klaksvik
Nju Seints-Linfilld
Shemrok Rovers-Hibernians
Leç Poznan-Karabak
Shkupi-Linkoln Red Imps
Zrinjski-Sherif Tiraspol
Sllovan Bratislava-Dinamo Batumi
Skuadrat e ndara sipas minigrupeve në vazo para shortit: