E vetmja mënyrë, u shpreh Berisha, që t’i jepet zgjidhje problematikave të ngritura nga bluzat e bardha mbetet rrëzimi i kësaj qeverie.
“Ne vendosëm një ligj, në Shqipëri do hyjnë ilaçet që tregtohen vetëm në BE. Kishte një kosto më të lartë por ishin më të sigurta. E hoqi Vilma Nushi. Sepse përfaqësonte ndërmarrjen farmaceutike publike të Beogradit. Duhet të futeshin ilaçet serbe. Nuk kishin standartet për t’u treguar në vendet e BE-së, dhe u hoq ligji.
Vilma u shndërrua në oligarken, mor check up-in dhe me rradhë. Duhet të shpreh këtu para jush, bindjen time se kushti i të gjitha kushteve për t’i dhënë një përgjigje problematikave që shtruat këtu, është angazhimi i bluzave të bardha në një lëvizje kundër kësaj qeverie.
Në vitin 90’, ai revolucion që filloi me studentët, kaloi në një revolucion të bluzave të bardha. Ishim mjekë e infermierë që u shndërruan në një mbështetje të fuqishme të lëvizjes për përmbysjen e diktaturës.
Asgjë nuk mund të realizojmë ne. Përkundrazi, çdo gjë që e mendojmë do mbetet në letër nëse nuk vendosim të bëjmë gjithçka për rrëzimin e kësaj qeverie me mjete demokratike” – tha Berisha.