Një banesë ka marrë flakë mesditën e sotme në lagjen nr. 13, Durrës, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.
Policia bën me dije se banesa ishte marrë me qira nga turisti kosovar J. S., 43 vjeç i cili është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë
Më datë 12.06.2022, në lagjen nr. 13, Durrës, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, në banesën e marrë me qira nga shtetasi kosovar J. S., 43 vjeç, ka rënë zjarr.
Si pasojë është lënduar lehtë shtetasi J. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të zjarrit.