Prej ditës së djeshme, kryeministri Edi Rama ndodhet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Atje janë mbledhur krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në samitin “Open Balkan”.
Megjithatë, Rama e ka nisur ditën me një postim në rrjetet sociale, ku i bënë jehonë bajpasit të Beratit dhe dobisë së tij në ekonomi dhe turizëm.
Postimi i kryeministrit:
MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje të bajpasit të madh të Beratit që ka hyrë në fazën përfundimtare të tij, vepër e cila do të ketë impakt të lartë në zhvillimin e turizmit, rritjen e vlerës së pronës, hapjen e sipërmarrjeve të reja, reduktimin e trafikut, duke afruar edhe fshatrat me qytetin në një distancë më të shkurtër kohore, ju uroj një ditë të mbarë