Shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias do të zhvillojë ditën e nesërme një vizitë zyrtare në Kosovë.
Në axhendë është parashikuar që ministri i Jashtëm të zhvillojë një takim me Presidenten Vjosa Osmani rreth orës 15:00.
Sipas njoftimit të Presidencës kosovare, pas takimit nuk pritet të ketë konferencë për shtyp. deklarime për media.
Theksojmë se Greqia është një ndër pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.